Punoi për një kohë të shkurtër në Kosovë, Bledar Devolli: Ja çfarë ndodh atje!

Bledar Devolli ishte për një kohë të shkurtër trajner i KEK-ut vitin e kaluar, mirëpo shumë shpejtë u largua.

Gjithsesi, periudha e shkurtër në futbollin tonë i mjaftoi për të krijuar përshtypje pozitive, përcjellë Gazeta Olle.

Trajneri që tani drejton Kastriotin tha se në Kosovë respektohen shumë më shumë gjyqtarët se në Shqipëri.

”Unë kam punuar në Kosovë dhe nuk merrej njeri me gjyqtarin, aty po hidhej gur ndërpritej ndeshja dhe merrej rezultati në tavolinë”, deklaroi Devolli në Ora Neës.

“Duhet të ketë ligje që të rrisim cilësinë e futbollit. Arbitrat janë njerëz dhe gabojnë, nuk duhet t’i vëmë në presion”, shtoi ai.

Devolli po e drejton me shumë sukses skuadrën e Kastriotit.

Ai mori drejtimin e ekipit në pranverë, kur Kastrioti ishte pothuajse i rënë nga Superiorja, derisa tani skuadra ka shumë shpresë që mund të mbijetojë, sidomos pas fitores jetike të shtunën ndaj Kukësit. /Gazeta Olle/