Prishtina, kampione e Kosovës për juniorë

Juniorët e Prishtinës mbrojnë nderin e klubit. Bardhekaltërit janë shpallur kampionë të Kosovës për grupmoshën U-19.

Kryeqytetasit fituan kurorën e artë të edicionit 2016/17, pas barazimit në ndeshjen e fundit me Flamurtarin, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Derbi prishtinas që u zhvillua sot në “Agron Rama” të Kastriotit u mbyll pa gola dhe pa fitues, 0:0. Ky rezultat i konvenoi Prishtinës, që ruajti pozitën e parë me një pikë më shumë se Flamurtari.

FC Prishtina U19 KAMPION 2016-17

Përfundimisht, kryeqytetasit e mbyllën sezonin me 64 pikë nga 29 ndeshje, një më shumë se Flamurtari që mbeti i dyti me 63.

Në këtë mënyrë, kryeqytetasit dëshmuan që kanë të ardhme të ndritur, por edhe kuqezinjtë nga “Xhemajl Ibishi” po ashtu.

Derbi prishtinas do të kthehet këtë edicion edhe në kategorinë e seniorëve në Vala Superligë, pas inkuadrimit të Flamurtarit në elitë.

Prishtina – Flamurtari 0:0

Shikues: 500
Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Leutrim Mustafa (Pd)
KV: D. Hasani, J. Stublla, A. Nika – Rr. Hasani, G. Emini, D. Ymeri
KK: Rr. Hasani (2KV nga bankina)

Prishtina: Ardit Nika – Jehon Stublla, Donat Hasani /c/, Dardan Sekiraqa, Rilind Gerbeshi – Rigon Kabashi (Heroid Avdiu), Granit Jashari (Djellon Dragusha), Atdhe Grajqevci (Bleon Sekiraqa) – Kastriot Selmani, Blend Baftiu, Arbër Hoxha (Liron Azemi). Zëvendësues: Laurit Behluli, Arbër Kadriu, Liridon Jashari. Trajnerë: Rabit Ahmetaj, Mentor Miftari.

Flamurtari: Vullnet Zhushi /c/ – Flakron Hasani, Emir Lupqi, Bashkim Selimi, Rrezart Hasani (Leutrim Islami), Albinot Kozmaqi, Auron Hamiti (Valon Begolli), Drin Ymeri, Ardit Konjuhi (Agon Azemi), Gramos Emini, Blend Hyseni. Trajner: Megzon Visoka.

FC Prishtina U19

Flamurtari U19

Foto: PrishtinaFC.com.