Prishtina i bën presion Trepçës ’89, tani është vetëm -5

Me fitoren ndaj Hajvalisë, Prishtina kalon Feronikelin duke dalë në vendin e dytë të klasifikimit dhe i bën presion Trepçës ’89.

Prishtinasit kanë tashmë 54 pikë, vetëm pesë më pak se 89-shi që ka 59, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Këtë xhiro, 89-shi luan në udhëtim te Drita ndërsa Feronikeli udhëton te Trepça.

1. Trepça ’89    26  59
2. Prishtina    27  54
3. Feronikeli    26  52