“Premtimi i Gjinit dhe AAK-s për stadium në Gjakovë, ishte një gënjeshtër e madhe”

Kryetari i ri i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini nga AAK, ka premtuar pambarim gjatë gjithë fushatës stadium të ri për Vëllaznimin në vitin 2018.

Por, një befasi e pakëndshme erdhi sot nga MKRS, që nuk planifikon të investojë asnjë cent në Gjakovë për vitin 2018, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Pas këtij lajmi ka reaguar kreu i Vetëvendosjes në Gjakovë, Driton Çaushi, që e konsideron premtimin e Gjini për stadiumin e ri, si gënjeshtër të madhe.

Image result for driton caushi vellaznimi

“Se fushata e Ardian Gjinit dhe AAK-së në zgjedhjet lokale në Gjakovë ishte vetëm një fluskë e ndërtuar mbi premtime të paqëndrueshme, po dëshmohet më shpejtë se sa dikush ka mundur ta ketë paramenduar”.

“Nga 13,9 milion euro të planifikuara për investime në infrastrukturë sportive gjatë vitit 2018 në buxhetin e Kosovës, as edhe një cent nuk është ndarë për komunën e Gjakovës”, shkroi Çaushi.

cats

 

Ndryshe, stadiume do të bëhen në Pejë, Kaçanik, Zhur të Prizrenit, Istog, Rahovec, Ratkovc të Rahovecit, Runik e në Kamenicë.

Në buxhet janë përfshirë edhe projektet për ndërtimin e palestrave sportive në: Istog, Rahovec, Deçan, Skenderaj, Kaçanik, Viti, Dragash, Samadrexhë të Vushtrrisë, Zhegër të Gjilanit, Podujevë, Zahaq të Pejës, Krushë të Madhe, Shtime dhe Loxhë të Pejës, ka njoftuar “JNK”.

Po ashtu planifikohet edhe renovimi i poligoneve sportive shkollore, renovimi i palestrave ekzistuese sportive në qendrat regjionale, renovimi i stadiumeve ekzistuese te futbollit në qendrat regjionale, renovimi i Stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, renovimi i stadiumeve në: Prishtinë, Suharekë, Gjilan, Ferizaj dhe Rahovec.

Projektet tjera që do të fillojnë në vitin 2018 nga mjetet e AKP-së janë edhe stadiumi në Studeniqan të Suharekës në vlerë prej 150 mijë eurove, rregullimi i stadiumit të qytetit “Riza Lushta” në Mitrovicë në vlerë prej 200 mijë eurove, rregullim i terreneve sportive në Zhipotok dhe Dragash në vlerë prej 100 mijë eurove si dhe rregullimi i terrenit sportiv në Fushë-Kosovë në vlerë prej 100 mijë eurove.

Ndryshe, Vëllaznimi prej vitesh është klubi që e mbush stadiumin më shumë në Kosovë, ani pse vazhdimisht ka çaluar me rezultate, shkak i financave. /Gazeta Olle/

gjakova vellaznimivellaznimi gjakovevellaznimi gjakovekuqezinjet e jakoves gjakove vellaznimi