Peru eliminon Uruguain, Suarez njeriu tragjik!

Peru ka bërë befasinë më të madhe në Kupën e Amerikës.

Peruanët kanë eliminuar në cerekfinale njërin prej pretendentëve për trofeun, Uruguain, përcjellë “Olle”.

Ndeshja në 97 minuta ishte e barabartë dhe nuk prodhoi asnjë gol.

Mirëpo, Peru fitoi me penallti 5:4.

Figurë tragjike për Uruguain ishte Luis Suarez, që humbi penalltinë e parë.

Në gjysmëfinale, Peru takohet me Kilin. /Gazeta Olle/