Postimi i fundit i Draxler i ka ”çmendur” tifozët e gjigantit anglez

Julian Draxler i ka ”dërguar në qiell” tifozët e Arsenalit pas postimit të fundit në Instagram.

Ylli i Paris Saint-Germain ka alarmuar Arsenalin duke postuar fanellën e Sead Kolasinac në rrjetet sociale, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

DLs3FSpWAAc9TVk

Draxler ka qenë i lidhur me një kalim tek Arsenali kohëve të fundit dhe një gjë e tillë mund të ndodhë në janar apo edhe në afatin kalimtar veror.

Anësori gjerman ka luajtur me Kolasinacin për disa sezone gjatë kohës së tyre te Schalke dhe duket se ai nuk e ka harruar aspak ish-bashkëlojtarin e tij.

”Draxler do të përshtatej mjaft mirë tek Arsenali. Shpresoj që kjo të ndodhë në janar”, shkroi një tifoz në Twitter.

Jose-Mourinho-866432

”Kolasinac dhe Draxler do ta formonin një dyshe të mirë tek Arsenali”, shkroi një tjetër. /Gazeta Olle/