Pos Kujtesës, ndeshjet e Championsit mund t’i ndiqni edhe në këtë kanal, por jo në shqip!

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer sot dhe bëhet fjalë për një skenar i cili injoron anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Ky anëtarësim u bë nëpërmjet një punë të shkëlqyer e të ndjerit Fadil Vokrri, por duket se kompania Artmotion në pronësi të Shkëlqim Devollit duket se e ka hedhur në kosh të plehrave këtë punë.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat vendore kjo kompani që konkurron në tregun e transmetimit televiziv në Kosovë, ka realizuar një marrëveshje me Radiotelevizionin e Serbisë dhe Telekomin e Serbisë, për të blerë të drejtat e Champions League për ta transmetuar në territorin e Kosovës, ndërkohë që më herët këtë të drejtë e kishte blerë edhe kabllori tjetër Kujtesa.

Ky transmetim do të bëhet në gjuhën serbe dhe njësoj si politika serbe edhe Artmotion e pranon Kosovën si pjesë të Serbisë, ndërkohë që Agon Rizvanolli, pjesë e kësaj kompanie ka thënë: se transmetimi do të bëhet në gjuhën kroate.