Portugalia kaloi në gjysmëfinale, por me kë takohet aty?

Portugalia është ekipi i parë që e siguron biletën e gjysmëfinales së “Euro 2016”. Këtë sukses ekipi i Cristiano Ronaldos e arriti pas triumfit në penallti ndaj Polonisë 5:3.

Tani Portugalia pret fituesin e sfidës Belgjikë-Uells, për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Sfida mes Belgjikës dhe Uellsit zhvillohet nesër (e premte).