Portieri i Superligës, me gjatësi marramendëse! (FOTO)

Me 15 vjet ruajti portën e ekipit të parë të Ruch Ryki në Poloni. Në këtë vend është lindur dhe zhvilluar si lojtar. Në Superligë ka nis të bëjë emër vetëm javë më parë, kur hyri në pjesën e dytë të ndeshjes me Besën.

Është ky Jacek Deniz Troshupa, portieri të cilin mund ta shihni në portën e Hajvalisë.

21-vjeçari nga Prishtina, është rikthyer në Kosovë verën e kaluar, derisa klubi i vetëm që ia dha rastin ishte pikërisht Hajvalia.

“Iu bashkova Hajvalisë verën e kaluar, por me që nuk mu dha mundësia të tregohem u largova. Me insistimin e kryesisë së klubit dhe trajnerit të tanishëm, Ismet Munishi, u riktheva sërish në dimër. Në Kosovë erdha pasi mendoj se Evropën mund ta gjejë sërish përmes këtuhit”, tregon për GazetaOlle.com, Troshupa.

jacek

 

Përveç cilësive që ka, ajo që e dallon nga të tjerët është gjatësia. “Jam 1.97 i gjatë”, thotë ai. Me gjatësinë që ka ai kalon edhe Etrit Berishën e Kombëtares (1.94).

Edhe pse ende nuk dinë mirë gjuhën shqipe, babai i tij, që njëherit është krahu i djathtë i tij, Xhelali, luan edhe rolin e përkthyesit.

“Jam i lumtur që më është dhënë mundësia të tregohem. Besoj se jam duke iu treguar të gjithëve për cilësitë që kam. Për këtë falënderoj trajnerin Munishi, i cili më ka besuar. Po ashtu përkrahje të madhe më ka dhënë dhe më jep portieri Ilir Avdyli, me të cilin edhe pse jemi portier, mendojmë për të mirën e klubit”, shton flokëverdhi, që njeh gjuhën angleze.

troshupa

Hajvalia të dielën pret Trepçën ’89, kurse një javë më vonë Drenicën. “Besoj se do të arrijmë të shënojmë dy fitore dhe të vazhdojmë luftën për titull, pasi ende kemi shpresa dhe nuk jemi dorëzuar”.

Ajo që po i pengon më së shumti Jacek Denizit janë fushat jo të mira në Kosovë.

 

Menjëherë në Përfaqësuese

troshupaaaa

Në pesë ndeshje sa ka qenë titullar, Troshupa është mposhtur dy herë. Cilësitë i tregoi edhe në fitoren 2:0 ndaj Prishtinës, duke i dhënë më shumë siguri skuadrës.

Talenti i tij ra në sy dhe të enjten e kishte grumbullimin e parë me Përfaqësuesen U-21, ku nuk i mungoi ftesa. “Më ka ftuar Naser Prapashtica (trajner i portierëve në U-21). Sot e kisha grumbullimin e parë dhe u ndjeva mjaft mirë. Synimet e mia janë të arrij edhe në A. Nëse më jepet shansi do ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë”, theksoi ai.

Pikërisht Kosova A, ka mangësi në portier.

Atij i pëlqen portieri i Bayernit, Manuel Neuer, por thotë se portier të mirë ka edhe në Poloni, si Artur Boruc. (Gazeta Olle)

troshupaaaaa