Portieri i skuadrës kroate i bashkohet Kosovës: Shumë shpejtë pajiset me pasaportë

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar për ardhjen e radhës në këtë kombëtare.

Bëhet fjalë për portierin e skuadrës kroate, Crikvenica, Liridon Zena, përcjellë Gazeta Olle.

Zena, sipas FHK shumë shpejtë pritet të pajiset me pasaportë të Kosovës, ku më pas do të jetë i gatshëm për trajnerin, Taip Ramadani.

“Kandidati për portier të Kombëtares së Kosovës, Liridon Zena, anëtar i klubit kroat, Crikvenica, sonte zbarkoi ne Prishtinë. Pritet që ai të pajiset me dokumente udhëtimi të Republikës së Kosovës dhe do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Taip Ramadani për tuneun kualifikues për “World 2021” (Kampionat botëror), që organizohet në Itali nga data 9-13 janar 2020. Kosova është në konkurrencë më Italinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë”, thuhet në njoftimin zyrtar nga FHK.