Portieri i Laçit vjen me gafën e vitit (VIDEO)

Partizani e ka fituar ndeshjen e vështirë ndaj Laçit në kuadër të elitës së futbollit të Shqipërisë, 1:0, me golin e vetëm që e shënoi sulmuesi serb i të ‘kuqve’, Raçiç, në minutën e 68-të.

Këto pikë mund të quhen aksidentale të kryeqytetasve, pasi që goli i shënuar nga Raçiç ishte fat e përtej fati. Portieri i Laçit e bëri një gabim katastrofal, që i kushtoi në fund me humbje skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Partizani është i treti në tabelë me 56 pikë të tubuara, katër më pak se Skënderbeu që kryeson me 60 sosh. /Gazeta Olle

VIDEO: https://www.facebook.com/video.php?v=611190165649525&set=vb.140809199354293&type=2&theater