Portieri eksplicit i Kosovës: Përmes ‘snapit’ kërkon femër për shoqërim

Portierit të Kombëtares së Kosovës, Arjanet Muric, nuk po i rrihet vetëm. 

Ai në rrjetet sociale ka postuar një fotografi interesante nga shtrati, shkruan Gazeta Olle.

Muric bëri një ‘selfie’ në shtrat, duke e fotografuar edhe pjesën tjetër të shtratit që ishte e zbrazët, teksa shkroi këtë kërkesë:

“Lajmërohuni kush ka kohë për të kaluar me mua në rrethin e Cyrihut”, shkroi Muric.

Ky i fundit është i thirrur për dy ndeshjet e radhës të Kosovës kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi. /Gazeta Olle/