Portierët e ‘gozhduar’ të Përfaqësueses (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës po kalon një formë luhatshme në ndeshjet miqësore. Pas dy ndeshjeve të mira të zhvilluara në Gjermani, Kosova është duke pritur që ta mësoj kundërshtarin e radhës.

Por, ajo që është shqetësuese të Përfaqësuesja, janë portierët që janë ftuar nga Albert Bunjaku, prej fillimit të ndeshjeve miqësore.

Katër portierët e Kosovës të ftuar së fundmi asnjëri nuk është startues në skuadrat e tyre. Samir Ujkani nuk ka zhvilluar asnjë minutë në Serie A në këtë sezon me Palermon, por forma e tij mbetet e mirë duke i parë paraqitjet me Kosovën, shkruan Gazetaolle.com.

samiri

Kushtrim Mushica dikur i padiskutueshëm te Prishtina, tashmë ëshë ‘gozhduar’ në bankën rezervë nga trajneri Bylbyl Sokoli.

Mushica

Ilir Avdyli ishte tubuar shpesh me Kosovën, por problemi i tij më i madh mbeten vizat. Tashmë Avdyli mund ta siguroj ndoshta një vizë, por nuk po mundet ta sigurojë një vend te skuadra e tij Hajvalia, pasi Denis Troshupa është portier i parë.

avdylii

Më mungesë të këtij të fundit për ndeshjet në Gjermani, ishte ftuar portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri.

Edhe portierët e rinjë Julian Biblekaj dhe Betim Berisha kanë probleme me minutazhën. Biblekaj është rezervistë me ekipin e tij të U-21, Eintracht Frankfurt, ndërsa Betim Berisha nuk ka pasur skuadër për një kohë të gjatë.

Bunjaku nuk shqetësohet

Edhe pse minutat janë të pakët në lojë, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, nuk brengoset shumë pasi sipas tij portierët janë me perspektivë, edhe pse ndihet mungesa e tyre, sikurse edhe e mbrojtësve.

“Normalisht që çështja e portierëve dhe lojtarëve mbrojtës është projekt nacional që futbolli shqiptar do të ketë probleme në të ardhmen, dhe këtë e kam thënë qysh para 4-5 viteve. Konkurrenca është shumë e ulët dhe kemi shumë pak lojtarë që janë në nivele të larta. Është Etriti i cili në vitin 2012 iu bashkua Kombëtarës së Shqipërisë nga Përfaqësuesja e Kosovës, dhe është Samir Ujkani qe në vitin 2014 u afrua në Përfaqësuesen A”, pohoi Bunjaku për Gazetaolle.com.

Sipas Bunjakut, portieri i Kosovës, Samir Ujkani mund të ndërroj mjedis dhe të luajë më shumë.

“Samir Ujkani është portieri i Përfaqësueses kosovare dhe natyrisht për zhvillimin e tij është mirë që të luajë sa më shumë lojë, por kjo do vijë shumë shpejt, ngase Samiri është në fund të kontratës dhe dinë mirë ta menaxhojë situatën”, nënvizoi Bunjaku duke folur edhe për zhvillimin e Biblekajt.

“Ne po ashtu kemi Julian Biblekaj, që është duke u zhvilluar me hapa të shpejt dhe jam i bindur shumë shpejt do dëgjojmë më shumë për të. Ka disa klube që janë të interesuar për shërbimet e tij dhe është portier me perspektiv të lartë”, përfundoi Albert Bunjaku.

Në fund, Bunjaku thotë se Etrit Berisha mund të kthehet të mbrojë portën e Kosovës, pasi mund të zgjedh, ndërsa sipas tij Ujkani është i padiskutueshëm në këto momente.

loading...