Pollozani si Ronaldo, njëri gol u anulua, tjetri u zgjodh më i miri i vitit

Roveshiata e Artim Pollozhanit mund të ishte goli i vitit në Superligën shqiptare, por gjyqtari Olsi Sokoli akordoi faull në favor të Kukësit për lojë të rrezikshme në ajër.

Një moment që ngjalli shumë polemika në Vlorë, aq sa pas ndeshjes të gjithë iu vërsulen gjyqtarit kryesor si fajtor në atë rast, që përveçse i mohoi një gol të bukur lojtarit, i hoqi mundësinë e pikëve edhe Flamurtarit.

Nëpërmjet një video në rrjetet sociale klubi vlonjat ka krahasuar golin e Pollozhanit me atë të Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit dhe golin e turkut Burak Taşdemir, transmeton Gazeta Olle.

Njëri u shpall goli i vitit, ndërsa ai i futbollistit të bregdetarëve u hodh në “kosh”.

Postimi i plotë i Flamurtarit:

Made in Kategoria Superiore .

Gola identik por per arbitrat ” Made in Kategoria Superiore ” ne Shqiperi cilesohet loje e rrezikshme

Goli pare – Artim Polozhani – i anulluar

Goli dyte – Cristiano Ronaldo – Goli vitit

Goli i trete – Burak Taşdemir