Politikanit kosovar që iu shpallën të dy djemtë kampion (Foto)

Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, të dy djemtë e tij i janë shpallur kampion, njëri në Superligë e tjetri në Ligën e Parë.

Lapidar Lladrovci, tashmë lojtar i afirmuar në futbollin e Kosovës, është shpallur kampion me Trepçën ’89.

Ky u bashkua në ndeshjet e fundit me këtë skuadër, por ishte vendimtar në disa prej tyre, shkuan GazetaOlle.com.

lapidari 1

Edhe djali i vogël Drilon është shpallur kampion me Flamurtari. Driloni që luan si mbrojtës  dhe mesfushor ishte ndër më meritorët që Flamurtari u ngjitë në Superligë.

Lapidari e ka uruar vëllaun për titullin me Flamurtarin dhe e pret nw Superligë.

driloni 12

“Urime Vëllaçko titulli Kampion i Ligës së Parë me KF Flamurtarin, krenar me ty. Shumë shpejtë pritet derbi vëllazëror kunder Bacit”, ka shkruar Lapidari.

Familja e politikanit Lladrovci po dalin të jenë të mirë edhe në sport, jo vetëm në politikë. /olle/