Policia e Shqipërisë arreston Ballistin

Forcat e Policisë së Shqipërisë e kanë arrestuar Ismail Morinën – Ballistin dhe mikun e tij Marin Rexhën, rreth gjysmë ore pas mesnate.

Në fakt, trupat policore e kanë kontrolluar fillimisht banesën e Morinës, të cilën e kishte marrë me qera në zonën e tregut elektrik, e ku besohet që po planifikonte diçka tjetër për ndeshjen me Serbinë.

Nuk dihet nëse Ballisti dhe miku i tij janë shoqëruar për një komisariat, pasi që burime të mediave shqiptare thonë se ata vetëm janë futur në furgon. /Olle