Policia dajak ‘Intelektualëve’

Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ nuk e kanë lënë vet skuadrën e tyre as në udhëtimin e radhës në Obliqi.

Skuadra e tyre Drita humbi në këtë takim ndërsa ata u revoltuan pas ndeshjes.

Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia, ku nuk ka munguar as ‘dajaku’ kundrejt tifozëve, transmeton Gazetaolle.com.

Sipas burimeve të gazetës disa tifozë kanë pësuar lëndime nga ndërhyrja  e policisë, e cila ishte e Njësisë Sepciale që zakonisht angazhohet nga Hajvalia në ndeshjet si vendas.

Edhe në të kaluarën tifozët e Dritës kanë pasur probleme në stadiumin ‘Agron Rama’.