Policia arreston tifozët që brohoritën “Vritni shqiptarët”, dhe “Kosova është Serbi” (FOTO)

Tre tifozë rusë të Lokomotivës së Moskës, që akuzohen se organizuarn thirrjet “Vritni shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi” në ndeshjen me Skënderbeun më 1 tetor 2015, janë arrestuar sot në Moskë, shkruan “vz.ru”, raporton Gazeta Olle.

Agjencia e lajmeve të Rusisë, ka njoftuar se pas hetimit të bërë, janë arrestuar tre tifozët rusë.

Hetimet për këtë çështje kishin nisur që nga vjeshta e vitit të kaluar. Kjo është hera e parë që dikush arrestohet për thirrjet e tilla ndaj Kosovës.

tifozat