Polici anglez i bashkohet Dardanëve, vendos plisin në kokë (VIDEO)

Dardanët i dhanë shumë gjallëri Southamptionit mbrëmë.

Me këngë e festime sportive, Dardanët shijuan në maksimum atmosferën para ndeshjes Angli-Kosovë, shkruan Gazeta Olle.

Por, jo vetëm ata. Atmosferën në Southampton mbrëmë e shijuan edhe vendasit, duke iu bashkuar këngëve të tifozëve nga Kosova.

Madje, festës së Dardanëve iu bashkua edhe një polic, i cili pranoi ta vendoste një plis në kokë dhe t’i bashkohej valles shqiptare. /Gazeta Olle/