“Poker” nga Aguero, City turpëron Leicesterin

Manchester City vazhdon me fitore në Premierligë.

Skuadra e Pep Guardiolas mposhti Leicester Cityn me rezultat të thellë, 5:1.

Raheem Sterling kaloi vendësit në epërsi, por Jamie Vardy barazoi në 1:1.

Më pas, Aguero shënoi plot katër herë për rezultatin final.

Me këtë fitore, City grumbullon 72 pikë në vendin e parë, duke lënë larg Unitedin me 56, në vendin e dytë.