Pogba provokoi Lilën, ja çfarë i tha

Andi Lila ka qenë një nga protagonistët pozitivë të Shqipërisë në Euro 2016, duke spikatur me lojën e treguar në ndeshjet kundër Francës dhe Rumanisë.

Ai ka zbuluar një detaj interesant nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, ku ishte fjalosur me yllin e francezëve, Paul Pogba.

“Unë mbaja Martialin, por në fund, te Franca u aktivizua Pogba. Ai është shumë i gjatë, një kokë më i gjatë se unë dhe në goditje këndi apo dënimi po të mos e mbaje me hile të shkëputej. Ndaj unë e kapja me duar si të mundja 2-3 herë, duke u munduar që të mos më shihte gjyqtari”, ka rrëfyer Lila.

“Ai thirri dy-tre herë por gjyqtari nuk e dëgjonte, pasi në Marsejë ishte rrëmujë, kishte shumë tifozë. Ndaj m’u kthye dhe më tha në anglisht ‘A je i çmendur?’.  ‘Po’ i thashë dhe u largova me shpejtësi”, tregoi duke qeshur Lila.