Pogba në radarin e Barcelonës

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar veror, pas raporteve të acaruara me Ole Gunnar Solskjaer dhe bordin e Manchester United në ndeshjet e fundit në Ligën Premier, derisa është fyer edhe nga tifozët e skuadrës angleze.

Klube të ndryshme janë të interesuara për shërbimet e tij, e fundit që ka shpehur interesim të madh për të është Barcelona. Katalunasit planifikojnë që t’a transferojnë në “camp nou” Francezin Pogba i cili shihet si adekuat për mesfushën e tyre.

Për ta realizuar transferimin e mesfushorit francez, skuadra katalonase duhet të paguajë hiq më pak se 150 milionë euro, pasi që ‘Djajtë e Kuq’ nuk janë të gatshëm ta lënë të largohet nën atë vlerë.

Barcelona tashmë e ka transferuar Frenkie De Jongun dhe ka arritur marrëveshje personale me anëtarin tjetër të Ajaxit, Matthijs de Ligt, ndërsa po mendon ta shesë në verë Ivan Rakiticin.