Pochettino për De Gean: E pabesueshme, bëri 11 pritje

Manchester United mori një fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Tottenhamit, një rezultat që sigurisht ka mërzitur trajnerin Mauricio Pochettino.

Strategu argjentinas u shpreh i kënaqur për punën e ekipit të tij, ndërkohë që lëvdoi De Gean që bëri disa ndërhyrje fantastike, transmeton Gazeta Olle.

“Jam i kënaqur dhe krenar. Pas 4 vite e gjysmë, mund të them që ka qenë pjesa e dytë më e mirë që ka luajtur Tottenham. Ishte e fantastike dhe mendoj se De Gea ka bërë 11 pritje të pabesueshme. Në futboll, ndonjëherë meriton të fitosh, por nuk e arrin. Kjo është arsyeja që e duam futbollin”, u shpreh argjentinasi.

“Në pjesën e parë dominuam, por nuk ishim shumë të organizuar dhe pasi humbëm Sissokon pësuam edhe gol. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, por nuk arritëm që të shënonim. Kush e pa ndeshjen mendoj se ka parë një ndeshje fantastike”, deklaroi Pochettino.