Po kthehet ‘bisha’ e Kosovës, Valon Berisha me njoftim të madh

Një “mallkim” mund të quhet ai për Valon Berishën, teksa mesfushori shqiptar ende nuk e ka gjetur veten te Lazio.

Kjo jo për shkak të mungesës së hapësirës apo aftësive të tij, por dëmtimeve që e kanë lënë gjatë jashtë fushës së blertë, transmeton Gazeta Olle.

Ai është përballur edhe me lëndime. Fillimisht Berisha shkoi në Serbi te “magjistarja” Marijana Kovaçeviq, që njihet në gjithë botën për një kurë të veçantë që përdor në shërimin e lojtarëve.

Për të vazhduar më pas, do të ishte presidenti Lotito që do të thërriste priftin në stërvitje, për të spërkatur me ujë të shenjtë “Formellon”, që në të ardhmen të mos ketë më kaq dëmtime te lojtarët e Inzaghit, shkruan ‘Shqiperia.ch’.

Së fundmi, Berisha në rrjetin social “Instagram” ka postuar një pije energjike, ndërsa ka njoftuar edhe lënien pas të dëmtimit: “Kthehem shpejtë”.