Pnishi: Nuk kemi frikë nga Kroacia

 Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Pnishi, ka folur para ndeshjes me Kroacinë, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Anësori ka thënë se do të japin maksimumin dhe se nuk i frikësohen aspak Kroacisë.

“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një lojë e vështirë, por do ta japim maksimumin. Se kemi forcë e kemi treguar edhe me Finlandën, ama duhet të dimë se Kroacia është një nivel tjetër”.

“A ka frikë nga Kroacia? Nuk i frikësohemi askujt. Atmosfera është e mirë, kemi harmoni në ekip”, tha Pnishi

 

Loading...