Plisat vijnë me njoftim të rëndësishëm para dy dueleve të rëndësishme të klubeve të tyre

Tifo-grupi Plisat kanë ardhur së fundi me një njoftim të rëndësishëm para takimeve mjaft të rëndësishme për skuadrat e tyre.

Së pari, të mërkurën KB Prishtina do të fillon edicionin e ri në FIBA Euro Cup ku do të takohet ndaj skuadrës Apoel Nicosia.

Kurse pas një dite, KF Prishtina në “Fadil Vokrri” e pret Dritën në krye-ndeshjen e javës në Superligën e Kosovës në futboll.

Njoftimi i Plisave:

Plisa e Prishtinali, këtë javë më saktësisht të mërkurën(23 tetor) dhe të enjtën(24 tetor) na presin dy ndeshje të rëndësishme në dy arena të ndryshme.

Të mërkurën klubi basketbollistik PRISHTINA vazhdon rrugëtimin e saj në Europë, kësaj rradhe në kuadër të FIBA Europe Cup, klubi jonë i zemrës ndeshet kundër klubit nga Qipro – Apoel Nicosia. Ndeshja fillon në ora 19:00, kurse ne si zakonisht mblidhemi 2 orë më herët në fan club ku edhe bëhet shpërndarja e biletave për PLISA.

Ndërsa, një ditë më vonë, të enjtën KF PRISHTINA në ora 18:00, ndeshet me klubin nga Gjilani – KF Drita..

FORCA PRISHTINË