“Plisat” shumë shpejt do të pajisen me pasaporta shqiptare, ironizojnë me pritjen për viza

Tifozët prishtinas “Plisat”, kanë filluar t’i ndjekin procedurat për t’u pajisur me pasaporta të Shqipërisë.

Ata gjithnjë bëjnë tifo për Kombëtaren Shqiptare, derisa pritet t’i marrin edhe pasaportat, shkruan Gazeta Olle.

Kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati, ka thënë se “Plisat” po bëhen me pasaporta shqiptare, duke ironizuar tërthorazi me regjimin e vizave për Kosovën.

Ai e ka zbuluar edhe një e-mail që e ka marrë që ka të bëjë me procesin e marrjes së shtetësisë shqiptare.