Plisat reagojnë pas sulmit ndaj Bylbyl Sokolit

Pas ndeshjës derbi të Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, persona ende të panjohur e kanë sulmuar fizikisht trajnerin e Llapit, Bylbyl Sokoli.

Ndeshja e cila përfundoi 2-1 në të mirë të Prishtinës, solli edhe probleme për Sokolin, i cili u sulmua nga tre persona dhe mori lëndime të trupore.

Pas këtij lajmi kanë reaguar edhe tifozët e Llapit “Legjendat” të cilët e kanë mohuar sulmin ndaj Sokolit.

Ballkani.info ka folur me drejtuesin e tifozëve të Prishtinës “Plisat” Albert Kastrati i njohur si Tigri, i cili në mënyrë kategorike e ka mohuar që tifozët e kryeqytetit ta kenë bërë këtë akt të shëmtuar.

“Ne jemi duke festuar fitoren. Trajnerin Bylbyl Sokoli e shohim çdo ditë në Prishtinë dhe kemi respekt për të si profesor dhe si trajner”, ka thënë Kastrati për Ballkani.info.

Ai ka shtuar se “Plisat” nuk kanë asnjë arsye ta sulmojnë Sokolin.

“Kurrë s’ka ndodh që ‘Plisat’ të merren me lojtarë apo me trajnera të ekipeve kundërshtare”, ka thënë ai.

plisat prishtina albert kastrati