‘Plisat’ motivojnë Prishtinën, para nisjes për Bullgari

Tifozët prishtinas, nuk i ndahen asnjëherë skuadrës së tyre të zemrës. ‘Plisat’ do ta përcjellin stërvitjen e fundit të Sigal Prishtinës sonte, para nisjes së kontingjentit bardhekaltër në Bullgari, ku do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit finale të Ligës Ballkanike.

“Plisa sot prej ores 19:30, jane stervitjet e fundit ne Prishtine te klubit tone te zemres,dhe ne duhet te jemi sa me afer tyre dhe ti motivojme per fitoren e radhes, shihemi te gjithe ne ora 18:30 ne Fan Club, ku do te shkojme ti motivojme lojtaret tone. Shihemi”, shkruan klubi prishtinas në grupin e tij në ‘Facebook’.