Plisat me koreografi speciale për ndeshjen me Rilskin

Të martën në Pallatin e Rinisë dhe Sportve në Prishtinë pritet të zhivllohet akti i parë i finales së Ligës Ballkanike ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rilski Sportis.

Tifozerija prishtinase Plisat, pritet që të bëjnë koreografi speciale për këtë takim. Në një prononcim për GazetaOlle.com Albert Kastrati tha se tash e 10 ditë janë në përgatitje të surprizës për këtë ndeshje.

“Tash e 10 ditë kemi filluar të punojmë thuajse 24 orë në ditë për ndeshjen finale që të kemi diçka speciale. Nuk dëshiroj ta zbuloj tani le të mbetet suprizë por mund të them se ajo që do të shfaqet në këtë ndeshje nuk është parë asnjëherë në Kosovë, apo rajon”, u shpreh Kastrati.

Interesim për këtë ndeshja tashmë e disa ditë ka filluar dhe Pallati i Rinsë dhe Sporteve në Prishtinë pritet të jetë i stërmbushur për të përkrahur Sigal Prishtinën në këtë takim.