Plisat heqin flamurin e Kosovës nga palestra!

Z Mobile Prishtina dhe Bashkimi janë ballafaquar sot në finalen e Superkupës së Kosovës, takim të cilin e fitoi Prishtina.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, pra në “shtëpinë e Plisave”.

Anash lojës së bukur të dhuruar nga basketbollistët e dyja skuadrave, vëmendje tërhoqi edhe një veprim aspak i këndshëm.

Një video ka qarkulluar gjatë mbrëmjes ku shihet se si tifogrupi “Plisat” heqin flamurin e Kosovës nga palestra, por tani ajo është fshirë.

Prishtina ka fituar ndaj Bashkimit me rezultat 88:50.

plisaa