Platini ‘shpërthen’ pas zgjedhjeve në FIFA

Pasi ka mësuar rezultatin e votimeve të FIFA-s, të cilat kanë konfirmuar sërish Blatter-in, presidenti i UEFA-s, Platini preferon të japë mendimin e tij, edhe pse me një ton të zhgënjyer:

“Jam krenar që UEFA mbështeti një revolucion në FIFA, pasi mendoj se sistemi i brendshëm i FIFA-s është i korruptuar i gjithi.Me zhgënjim të madh kam mësuar se Blatter është konfirmuar sërish, ndërsa Ali, kandidati i dytë, nuk ia ka dalë dot mbanë të nxjerrë në pah vlerat e futbollit”.

“Dua të them se nuk e mbështesim aspak rezultatin, por jam krenar që kandidati i dytë Ali, arriti të tregojë se nevojitet një ndryshim rrënjësor. Falënderoj të gjitha kombet që kanë mbështetur ndryshimin në FIFA. Edhe pse rezultati na ka zhgënjyer, mendoj se luftën nuk e kemi humbur ende”.