Plas skandali me bileta në Shqipëri: Nëse do biletë ndaj Francës obligative dhe bileta ndaj Andorrës, por ka edhe një mundësi të dytë

Shqipëria këtë muaj do të luajë dy ndeshje ndaj Andorrës dhe Francës.

Por shumë tifozë tashmë kanë shfaqur pakënaqësi lidhur me shitjen e biletave, shkruan Gazeta olle.

Tifozët janë ankuar në rrjetet sociale, pasi për tu pajisur me një biletë në ndeshje ndaj Francës duhet të blesh me detyrim edhe një tjetër për ndeshjen Shqipëria – Andorra.

Kurse, për tu pajisur me një biletë për ndeshje me Francën duhet të bëhesh me detyrim anëtarë i Fan Club-it të Shqipërisë që do të thotë detyrim vjetor prej 15 mijë lekësh.

Deri më tani, mundësit e vetme për të blerë bileta janë këto./GazetaOlle