Plas në “Arena Kombëtare”, shfaqet problem i papritur

Shqipëria është duke humbur me rezultatin 2:0 ndaj Francës.

Por në stadiumin e inauguruar sot në Tiranë, “Arena Kombëtare” ka ndodhur një mini incident, shkruan Gazeta Olle.

Para fillimit të këtij dueli, sistemi i vedaitjes në stadium ka dalë nga kontrolli duke bërë që shumë tifozë të vrapojnë larg shkalleve të stadiumit.

Problemi i shfaqur u sanua shumë shpejt por ishin tifozët ata që e pësuan nga e gjitha kjo.

Gjithsesi, tifozët përsëri u rikthyen në ulëset e tyre për ta parë fillimin e ndeshjes ndaj kampionit të botës.