Pjaniç: Dua të fitoj gjithçka me Romën

Miralem Pjaniç nuk mendon për skuadrat tjera por vetëm për Romën dhe si të fitojë sa më shumë tituj me këtë skuadër në të ardhmen.

“Unë jam i fokusuar te Roma dhe dua të fitoj shumë tituj në vitet e ardhshme. Ky nuk do të jetë vit i lehtë, pasi që shumë ekipe janë forcuar në Serie A. Numri 10 i Romës? Totti do të vendos se kush do ta mbajë atë në të ardhmen. Është një numër i madh për Romën dhe duhet të kesh shumë përgjegjësi që ta mbashë atë”, deklaroi Pjaniç.

Ai është shumë i kërkuar nga disa skuadra evropiane, mirëpo Roma deri më tani i ka refuzuar të gjitha ofertat. /Olle