Pjaca: Kujdes nga Kosova

Marko Pjaca ka respekt për Përfaqësuesen e Kosovës.

Futbollisti i Juventusit kërkon nga bashkëlojtarët kroatë të kenë kujdes nga skuadra kosovare.

“Kosova po bëhet gjithnjë e më e fortë. Kjo skuadër po përmirësohet lojë pas loje. Jemi në një grup të vështirë”, ka thënë Pjaca.

Kujtojmë se dueli do të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Telegrafi/