Piquen e pret dënim i rëndë, ja çfarë i ka bërë presidentit të La Ligas

Gerard Piquen e pret një dënim i rëndë nga Komisioni Disiplinor i La Ligas.

Mbrojtësi spanjoll ka shprehur sërish pakënaqësitë ndaj gjyqtarëve pas barazimit 1:1 të Barcelonës në udhëtim te Villarreal.

Tani Pique ka shkuar aq larg saqë i ka drejtuar gishtin presidentit të La Ligas, Javier Tebas pas përfundimit të ndeshjes.

Tebas ishte në ‘El Madrigal’ për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Villarrealit dhe Barcelonës.

“A e ke parë ti atë, po ti, ti”, janë fjalët që Pique i është drejtuar Tebas, shkruan Mundodeportivo, përcjell lajmi.net.

Pique me kritika të ashpra ka dalë edhe pas humbjes së Barcelonës në Kupën e Mbretit nga Athletico Bilbao.IMG_3551