Pique do trofe

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique mendon se paraqitjet e tyre të shkëlqyeshme nuk do të kenë kuptim nëse në fund të sezonit nuk fitojnë ndonjë tore.

Barcelona ka shënuar fitore të madhe në Paris. Ekipi i Luis Enriques e ka mposhtur Paris Saint-Germain 3:1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, mbrojtësi i ekipit nga Camp Nou, Gerard Pique mendon se paraqitjet e tyre të shkëlqyeshme nuk do të kenë kuptim nëse në fund të sezonit nuk fitojnë ndonjë tore.

Barcelona është pran aklimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është lider në La Liga dhe finalist i Copa del Ray.

“Kjo do të thotë asgjë nëse ne nuk do të fitojmë ndonjë trofe në fund të sezonit. Ka ende shumë punë për të bërë dhe sezoni ende është i gjatë”, ka deklaruar ai.

“Ardhja në Paris dhe fitorja është një emocion i madh për ne. Kemi humbur 3-2 në fazën e grupeve këtu dhe sonte ishte një përvojë ndryshe. Por, asgjë nuk ka përfunduar ende”, tha ai.