Pique del në nxemje, e pabesueshme çfarë ndodh në stadiumin e Atleticos

Vazhdon urrejtja spanjolle për katalunasin e skuadrës së Barcelonës, Gerrard Pique.

Në fakt, historia e mbrëmshme në stadiumin e ri të Atletico Madridit, “Wanda Motropolitano”, është shumë interesante, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Sport.es” shkruan që në momentin e daljes së futbollistëve të Barcelonës për t’u ngrohur, ka shpërthyer stadiumi nga vërshëllimat.

Kjo ishte zhurma më e madhe që është dëgjuar në historinë e këtij stadiumi, i cili gjithsesi ka hapur dyert këtë sezon.

Kryesisht vërshëllimat iu dedikuan Piques, pas deklaratave për pavarësinë e Katalunisë.

Zhurma ishte aq e madhe, sa Pique dhe shokët tjerë mbyllën veshët.

tooted

Barcelona heshti stadiumin, me golin e Luis Suarez në minutën e 82.

Paraprakisht, Atletico po fitonte me rezultat minimal, 1:0.

Golin për madrilienët e realizoi Saul Niguez.

Përfundimisht 1:1 në Madrid, rezultat që për nga mënyra si u zhvillua ndeshja, ndoshta i konvenon Barcelonës, që e mban ende larg Atleticon dhe Real Madridin. /Gazeta Olle/

DMHXuj0V4AAHWxu