Pikërisht në ditën e përvjetorit të parë të Fadil Vokrrit, ndërron jetë edhe ish-futbollisti tjetër kosovar

Pikërisht në përvjetorin e parë të vdekjes së Fadil Vokrrit, ka ndërruar jetë edhe një ish-futbollist kosovar.

Bëhet fjalë për Ilir Fazliun, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-klubi i tij, Kosova e Prishtinës.

“Sot me datë 09.06.2019 u nda nga jeta ish-futbollisti i klubit tonë, Ilir Fazliu.

KF “Kosova” – Prishtinë i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes dhe shokëve të të ndjerit”, shkruan klubi prishtinas. /Gazeta Olle/