Petriti me zemër të madhe: Nuk do t’iu koriti kundër djalit të Arkanit

Petrit Mazreku ka folur për meçin e tij kundër djalit të kriminelit serb, Arkanit, Velko Rezhnjatovic

Ai ka thënë, në Frontal te Televizionin T7, se e ka prit me kënaqësi ftesën e tij dhe se ai ka punuar shumë që ai ta mund atë.

“E pres më shumë kënaqësi. Kur e kam marrë atë ftesë me u rreh me të, e kam prit me kënaqësi”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai do të luftojë për fitore.

“Unë shkoj nga vetja. Jam nga fshati Sllup që ka 10 dëshmorë dhe disa të zhdukur të varë. Unë kur të hy dhe për këtë meç do të hy 200 për qind. Aq shumë kam me u përgatit saqë nuk do të lë asgjë mangut. Ia kam dhënë besën të gjithë atyre në Deçan që nuk kam me i korit”.

Ai ka fol edhe për takimin me Ramush Haradinaj derisa ka folur edhe për tatuazhet e tij me Skenderbeun por edhe me shqiponjën. /Gazeta Olle/