Petrit Mehmeti triumfon në Budapest, shpallet kampion evropian për “men’s physique”

Fitnes modeli Petrit Mehmeti ka marrë kupën e artë në garat ndërkombëtare të fitnesit dhe bodybuildingut, të mbajtura më 12 dhe 13 tetor, në Budapest të Hungarisë.

Në mesin e shumë garuesve nga vende të ndryshme të Evropës, madje disa edhe nga vende tjera të botës, Mehmeti ka zënë vendin e parë në kategorinë “Men’s physique.

Pas kësaj, ai arriti të marrë kupën e artë për gjithë kategorinë “Men’s physique”, duke u shpallur kështu kampion evropian i te gjitha kategorive ne garen e mbajtur.

Ndryshe, Petrit Mehmeti është pjesë e ekipit të bodybuilderit të njohur kosovar, Egzon Hyseni, njëherit fitues i disa garave të fitnesit dhe bodybuildingut në nivel të vendit dhe atë ndërkombëtar. Mehmeti vlerson larte punen e trajnerit te tij ku thot se ka mirta shume te medha per fitoren e kampionatit.

Synimet e radhes jan kampionati mbarkombetar ne kosov si dhe garat boterore.

Fotografia e Sporti në KlanKosova