Petrit Mazrekaj e mposht keq hungarezin Adam Kovac

Boksieri me prejardhje nga Kosova, Petrit Mazrekaj, shënoi fitore të rëndësishme në profesionalizëm.

Ai në rundin e dytë e nokautoi hungarezin Adam Kovac, në meçin që u zhvillua në Szombathely të Hungarisë.

Mazrekaj ishte më i lëvizshëm dhe në disa raste ka shpërndarë edhe goditje përvëluese për rivalin, saqë e nokautoi në rundin e dytë.

“Kam korrur fitore të madhe, e cila është arritur me vullnetin, përkrahjen dhe ndihmën e tifozëve tanë, që më dhuruat. E dëshmova veten se kam gjak shqiptari dhe që godas Kuq e Zi”, ka thënë Mazrekaj, që bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC.