Petkovic befason me formacion lë në bankë dy yjet kosovar

Pavarësisht se fitorja e Zvicrës kundër San Marinos sot është e domosdoshme, trajneri i ekipit zviceran, Vladimir Petkoviç, ka menduar që të mos rrezikojë lojtarët më të mirë, për ti ruajtur kundër Estonisë.

Siç mëson e përditshmja zvicerane, Blick.ch, Vladimir Petkovic, do e nis ndeshjen pa Xherdan Shaqirin, pasi ky ka pasur edhe probleme me muskujt, Granit Xhakën dhe Blerim Xhemailin. Këta të fundit për shkak edhe të kartonit të verdhë që kanë marrë ndeshjet e kaluara.

Lojtarët që do luajnë nga fillimi janë Pajtim Kasami, Breel Embolo dhe Luca Zuffi, mëson Blick.ch.