Peter Croch zbulon se si festoi skuadra e Tottenhamit në tunelin e ”Etihad Stadium” në vitin 2010

Tottenhami shpreson që ta ndalë ecurinë pozitive të Manchester Cityt këtë fundjavë.

Skuadra e Mauricio Pochettino nuk është mposhtur nga lideri i Premierligës në katër ndeshjet e fundit, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Megjithatë, historia ndërmjet këtyre dy skuadrave në ”Emirates Stadium” nuk i ka shqetësuar dy ish-trajnerët e La Ligas, të cilët u përballën më herët në ndeshjen, Espanyol – Barcelona.

Para kësaj, e gjithë vëmendja ishte te përleshja e stafit të Man Unitedit dhe Man Cityt pas derbit të fundjavës së kaluar, ndeshje të cilën e fituan ”Qytetarët” me rezultat, 2:1.

Dhe tani, lojtarët e Tottenhamit e kanë rastin që ta fitojnë në ”Etihad Stadium” dhe për të festuar ”çmendurisht” në tunel pas ndeshjes.

Crouch

Në lidhje me këtë, ish-sulmuesi i Tottenhamit, Peter Crouch e ka zbuluar një storie interesante të tillë”.

”Ne festuam me tifozët në fund të ndeshjes, duke kënduar dhe duke vallëzuar”.

”Kur u rikthyem në zhveshtore, kishte shishe të shampanjave, të cilat prisnin për ne”.

”Nuk do ta harroj kurrë këtë sepse të gjithë na uronin për rikthimin në Champions League”.

”Nuk na interesonte se ku ishim, ne vetëm dëshironim të festonim. Në tunel nuk ndodhën gjëra sikur në Old Trafford”, tha Crouch për Daily Mail. /Gazeta Olle/

960 (1)