Pesë ndeshjet e fundit, Besa dominuese ndaj Prishtinës

Nesër në ora 13:00 në stadiumin e KEK-ut në Kastriot zhvillohet kryendeshja e javës së 14-të në Vala Superligë ndërmjet dy rivalëve të moçëm, Prishtinës dhe Besës.

Në pesë ndeshjet e fundit, pejanët janë treguar larg më të mirë se prishtinasit, duke shënuar katër fitore, ndërsa një takim tjetër përfundoi baras.

Sipas statistikave të publikuara nga faqja zyrtare e klubit prishtinas, në 56 përballjet e fundit mes Prishtinës dhe Besës, vetëm në tri raste takimi është mbyllur pa gola, që do të thotë se nesër spektakli do të jetë i garantuar. /Olle