Pesë gjëra që duhet t’i bëjë Ismet Munishi te Feronikeli

Ismet Munishi është zyrtarizuar në fundjavën që lëmë pas si trajner i ri i klubit të Feronikelit që javëve të fundit pati jo pak turbulenca.

Largimi i drejtuesve të klubit solli shumë paqartësi, derisa futbollistët patën një situatë konfuze dhe për një moment kërkuan largimin nga klubi.

Por, me ardhjen e drejtuesve të rinj në skuadër erdhi edhe kryetrajneri Ismet Munishi, i cili zëvendëson Zekirija Ramadanin dhe sigurisht se do sjell frymë të re tek “Nikli”.

feronikeli

Feronikeli aktualisht është eleminuar nga garat e DigitAlb Kupës, por mbetet në lojë për fitimin e trofeut të Vala Superligës.

Gazetasheshi.com ua sjell pesë gjërat të cilat Munishi duhet t’i bëjë në “Rexhep Rexhepi”.

1.Rikthimi i harmonisë në klub

Është evidente që ndryshimet e fundit në klub kanë prishur atmosferën paksa në “Rexhep Rexhepi”, ndërkohë që Munishi njihet si një motivues i madh dhe duhet ta rikthejë atmosferën brenda dhomave të zhveshjes.

2.Të përforcojë organikën

Fondi jo i mjaftueshëm i lojtarëve ka qenë jo pak herë temë diskutimi tek dy trajnerët e kaluar, Gani Sejdiu dhe Zekirija Ramadani, të cilët kanë qenë njëzëri se konkurenca duhet të shtohet në ekip dhe ka nevojë për përforcime. Munishi e di më së miri tani këtë punë dhe sigurisht se do të mendojë edhe për përforcimet.

genc hamiti

 

Në bazë të burimeve që ka Gazetasheshi.com, Semir Zeneli dhe Adenis Shala nga Vëllaznimi, si dhe Genc Hamiti nga Drenica, priten të jenë ardhjet e para tek dy herë kampionët e vendit.

3.Të luftojë për titullin e vetëm të mbetur

Vetëm gjashtë pikë larg kreut të tabelës ndodhet Feronikeli, jo shumë për një skuadër si “Nikli” që mbetet njëri ndër favoritët kryesorë së bashku me Llapin, Prishtinën dhe Dritën për titull. Në katër javët e para Feronikelin e pret një orarë jo shumë i lehtë me ç’rast do udhëtojë tek Drita në Gjilan, do e pres Flamurtarin, më pas udhëton në Prizren për t’u përballur me Lirinë dhe krejt në fund luan derbin ndaj rivalit rajonal Drenica.

munishi

 

Kujtojmë që të gjitha këto katër skuadra i kishin marrë pikë “Niklit” në ndeshjet e para, madje ekipi nga Drenasi nuk kishte arritur ta mposhtë asnjërën nga këto skuadra.

4.Të rikthejë shikueshmërinë në shkallët e stadiumit

Pasi nuk arriti të mbrojë kurorën e më të mirit në Superligë dhe garat e Kupës, shkallët e stadiumit “Rexhep Rexhepi” filluan të zbrazeshin dhe njëri ndër misionet kryesore të Munishi pritet të jetë rikthimi i shikueshmërisë. E ka bërë tek Llamkos Kosova, e ka bërë tek Drita dhe tek Vëllaznimi. Radha është të mbushë stadiumin edhe tek Feronikeli.

nikli

5. Të dërgojë Feronikelin drejt Evrope!

E ka shijuar si futbollistë, por jo edhe si trajner. Madje është zotuar se atë do ta bëjë pikërisht me Feronikelin.

Në Drenas gjithashtu po kërkojnë daljen në Europë dhe kjo do jetë një mundësi e mirë pas dy tentim/dështimeve të para. A do jetë e treta e vërteta, kjo do jetë në dorën e Munishit.

nikliii