Pesë futbollistët e Llapit nga Shqipëria testohen për koronavirus, dalin rezultatet e tyre

Izair Emini është bërë futbollisti i parë i një skuadre të Superligës që ka dalë pozitiv me pandeminë e koronavirusit.

Futbollisti nga Maqedonia Veriore ka rezultuar pozitiv gjatë testimit të bërë dy ditë më parë, shkruan Gazeta OLLE.

Testin për koronavirus e kanë bërë edhe pesë futbollistë të Llapit që vijnë nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për: Jasmin Raboshtën, Nertil Hoxhaj, Ersil Ymeraj, Florian Daci e Elvis Prençi.

Sipas burimeve të gazetës që të gjithë kanë dalë negativ.

Ndërsa gjatë ditës së sotme priten të hyjnë në territorinë e Kosovës e ku do t’i bashkohen skuadrës së Llapit në stërvitjet para fillimit të kampionatit.