Përshtatja e Latifit në qytetin e serenatave (FOTO)

Prishtina nuk mund të llogarisë më në sulmuesin e talentuar Liridon Latifi, por kështu nuk mund të thuhet edhe për Skënderbeun e Korçës, ekip që në këtë dimër i siguroj shërbimet e tij.

Latifi në Kosovë është konsideruar si talent i rrallë i futbollit kurse pak vite më parë, ra në sy edhe të Kombëtares së Shqipërisë U-19.

Pasi nënshkrimit me klubin nga qytetit i serenatave, ‘Doni’ u ‘ gradua’ në Kombëtaren U-21.

Në një intervistë për Gazetën ‘Olle’, Latifi foli për eksperiencën e re te Skënderbeu. “Jam përshtatur shumë mirë si me lojtarët, ashtu edhe me qytetin, dhe njerëzit në Korçë. Më ka bërë përshtypje fakti se në Korçë, janë njerëzit shumë të sjellshëm dhe të apasionuar pas Skënderbeut dhe futbollit”, nis bisedën Liridon Latifi.

Ai shprehet i kënaqur me ndeshjet që ka zhvilluar deri më tash. “Po futem në sistem të Skënderbeut, dhe ky fakt më jep shumë motiv. Besoj se edhe goli im i parë do të vijë shumë shpejt. Synimet janë që ta ndihmojë skuadrën në rrugën drejt titullit të pestë radhazi, si dhe Kupën e Shqipërisë të cilën nuk e ka fituar ende Skënderbeu“, pohoi Latifi duke folur në fund edhe për dallimet në mes Skënderbeut dhe Prishtinës. “Nuk janë dallime të mëdha. Mendoj se këtu ka lojtarë më cilësor dhe ky fakt e bënë dallimin. Ndërsa, sa i përket organizimit, Prishtina dhe Skënderbeu janë afër. Dihet se Prishtina ka një organizim tejet profesional sidomos në vitet e fundit”, përfundoi Liridon Latifi.

Latifiii Latifiiii