“Përshëndetje nga Wembley shqiptar”, pamjet e stadiumit të ri janë mahnitëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar ditën e soteme disa foto nga stadiumi i ri Kombëtar i sapo rindërtuar në kryeqytet.

“Air Albania Stadium” duket se ka marrë edhe dorën e fundit të përgatitjeve, ndërkohë është kryeministri Rama që shkruan:

“U Kry. Ta gëzojnë brezat” , ndërsa shkrimin e shoqëron edhe me 5 yje, krahas flamurit shqiptar, topit të futbollit dhe një ikone në formën e shqiponjës me duar.

Më poshtë disa foto të publikuara nga faqja e stadiumit në Instagram.